Pasditen e kësaj të mërkure, Partia Socialiste do të mbledhë Kryesinë. Burimet bëjnë të ditur se mbledhja do të zhvillohet në orën 18:00, ndërsa pritet që ndër të tjera të diskutohet edhe për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.
Po ashtu pritet të diskutohet edhe për emrin e mundshëm të Presidentit të ri. Dje kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se në javën në vijim do të zhvillohet takimi me shoqërinë civile për të dëgjuar propozimet e tyre, ndërsa i bërë ftesë edhe grupeve parlamentare të opozitës që t’i bashkohen bisedimeve.
Kryesia mblidhet disa ditë pas mbledhjes së Grupit Parlamentar socialist ndërsa në fillim të muajit, konkretisht më 9 prill, PD mbajti Kongresin ku edhe miratuan disa ndryshime në statut. Nga ky Kongres u shkarkuan në bllok 61 kryetarët aktualë të PS në rang bashkie.