Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku lëshoi fyerje të rënda për opozitën, Edi Rama tha se gjatë qeverisjes së PD është dhënë ambienti i Teatrit Kombëtar për bingo.
“Ky është koncepti juaj për trashëgiminë tuaj kulturore. Unë nuk kam vënë bingo në Teatrin Kombëtar, unë e kam gjetur bingon me kontratë, bingo te Piramida. Ju i bëni bingo, me ato bango-bango. Ju nuk dini ça flisni dhe vazhdoni të kujtoni se politika është që të përsërisësh atë që keni bërë gjithë jetën”, tha Rama.
Pas tij reagoi menjëherë deputeti Luçiano Boçi, i cili ka sqaruar me një postim në faqen e tij në Facebook se këtë leje e ka dhënë Edi Rama, por që tani e mohon.
POSTIMI I PLOTE
Ja si e dha me qera Rama për bingo TEATRIN KOMBETAR tek SH. P. K YLLI BUZËMADHE, në 1999 kur ishte Ministër i Kulturës.
Sot në parlament e mohoi!
Nuk është çudi, sepse çdo skandal të qeverisë së tij ai e ka mohuar.
Mendon se kështu mbrohet më mirë!