E enjtja mbledh deputetët në Kuvend. Seanca e sotme plenare do të fillojë me interpelancën e thirrur nga Ina Zhupa. Deputetja demokrate ka kërkuar një interpelancë pyetje-përgjigje me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi.
Sipas rendit të ditës, në seancën e sotme do të diskutohet për raportin vjetor të vitit 2021 të Komisionit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale, të Entit Rregullator të Energjisë dhe Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri.
Rendi i ditës