Kryemadhi replikon me Ballën: Ministrat blenë votat me paratë e inceneratorëve

0
150

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka replikuar në Kuvend me kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Fillimisht, Kryemadhi deklaroi se ministrja Bora Muzhaqi nuk duhet ta mbyllë karrierën e saj me ligën e Inceneratorëve, ndërsa i ngatërroi mbiemrin duke e quajtur Buzhaqi.

Në mbrojtje të saj doli Taulant Balla i cili kritikoi Kryemadhin.

“Muzhaqi është një mbiemër shumë i madh dhe i uroj Borës si një vajzë të re që është ta justifikojë mbiemrin që mban. Një fis i madh dhe fisi nga vjen Bora e kanë vuajtur shumë diktaturën…Këtu e ndërpres këtë ndërhyrje sepse mendoj që standardi i kësaj salle duhet të jetë i lartë”.

Ndaj Ballës replikoi sërish kryetarja e LSI-së.

Kryemadhi tha se qeveria nuk ka nevojë për avokat dhe se ministrat duhet që t’i dalin zot punës së tyre.

Kjo sipas saj është e pritshme, duke ironizuar se këto ministra janë votuar nga qytetarët nga votat e blera me paratë e inceneratorëve.

“E mirëkuptoj Ballën por qeveria e Skënderbeut nuk ka nevojë për dado e avokat. Ministrat i dalin zot punës së vet se ndaj janë votuar në Parlament e nga qytetarët, me vota qe janë dhënë në mënyrë unanime pasi janë paguar me votat e inceneratorëve”, tha ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here