“Më vjen studenti si i tredhur”, pedagogu Kristo: Ne i kushtojmë rëndësi notës, një turp kombëtar!

0
744

“Paska shumë e madhe opozita nuk e marr vesh pse u zvogëlua kaq shumë. Vajti mesazhi aty ku duhet”.

Me këtë batutë e nisi fjalën e tij pedagogu dhe publicisti Erion Kristo në tryezën për sfidat e arsimit e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

I rrethuar nga pedagogë të universiteteve të vendit, Kristo tha se “ne nuk e kemi pasion arsimin, ne jetojmë me arsimin”.

Ashtu si profesor Tupe, edhe Kristo theksin e vë te edukimi.

Kristo: Po e filloj me fjalinë e madhe të  profesor Tupes, kur të jetë Ministria e re duhet patjetër të quhet Ministria e Edukimit. Po nuk u quajt do të vi të protestoj poshtë Ministrisë.Ka një kuptim shumë të madh, është pika ku Arkimedi zhvendos botën, edukimi. S’po bëjmë as shkencëtarë dhe as qytetarë, të paktën të bëjmë qytetarë. Zoti Tupe ta kemi falur pesimizmin, mua më është dukur shumë optimiste ajo që the. Dua visabatik urgjent, po nuk e bëtë me mua nuk keni llafe, më takojnë dy vite mua. Po mban shënim zoti Berisha, the që do bëhesh kryeministër.

Për ligjin e arsimit të lartë nuk ka shumë komente pasi nuk i ka dalë përtej parashikimeve.

Kristo: Isha në një debat me Ministren e Arsimit dhe një tjetër që po bërtiste atje i thashë mos u shqetëso vëllai im se mender teje një ligj është. Dhe më doli fjala. Madje është më keq sesa një ligj, nuk bëhet arsimi me ligje, bëhet me frymë. Ndonjë gjë për plagjiaturat? Kam dy meraqe të mëdha që lidhen me trurin, jam i friksuar me të, më pëlqen si formë. Them me vete, si ka mundësi që të dalë kryeministri i Republikës së Shqipërisë dhe të thotë kemi dështuar me fondin e ekselencës dhe nuk do ta japim më. Normal pasi morën gjithë familjarët nuk mbeti më njeri. Kam një pyetje për zotin Berisha: Kujt do t’ia heqësh lekët që do të na i japësh ne për kërkimin? Kam një pyetje për të gjithë ju: Kush është njeriu i Republikës së Shqipërisë që është më i rëndësishëm sesa gjithë ne që jemi këtu? Se gjeni dot. Juristi i Ministrisë.

Një tjetër shqetësim i tij janë kriteret artificiale, ndaj ishte i qartë në porositë që i la zotit Berisha.

Kristo: Kur të krijohet qeveria e re, me shpresë…,hiqini ato kriteret artificiale injorante që vini nëpër ligje. “Nëqoftëse nuk vjen në datën 2 je i pushkatuar. Po në datë 3 nuk ke më jetë.” Duhet të bësh tre artikuj dhe dy punime shkencore, 7 frymëmarrje dhe 7 frymënxjerrje dhe të gjithë pastaj bëjnë marifete dhe anashkalojnë ligjin. Bëjnë një konferencë, marrin një nga Maqedonia dhe quhet ndërkombëtare. Hiqini kriteret artificiale. 7.5, çfarë do të thotë 7.5? Marrim një lojë, pse duhet ta përcaktojë kompjuteri shkollën time? Mund ta di? Çfarë ndryshimi ka midis 9.4, 9.5, 9.6? Zero ndryshim. Unë kam qenë gjithmonë 9.4-9.5. Ne i kushtojmë rëndësi notës në Shqipëri që është një turp kombëtar. Paguhen para për nxënësit që marrin 10. Janë me 10. Kur vjen puna për të përfaqësuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare dalin ata të tjerët që nuk marrin para për këtë çështje. Në momentin që mua më vjen studenti dhe e shoh që është si i tredhur është shumë vonë. E tha mirë Tupja, madje duhet të fillojë më herët se 6 vjeç. Djalin e kam vënë për herë të parë në kompjuter kur ishte 6 muajsh. E di që do më shajë dikush. Mos krijoni kritere artificiale se prodhojnë shtigje artificiale. Vini kritere programatike.

Fjalën e tij e mbylli me këtë mesazh.

Kristo: Ti kushtojmë dijes po aq rëndësi sa asfaltit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here