“Ministret e Skënderbeut nuk kanë nevojë për dado”/ Replikat mes Kryemadhit dhe Ballës

0
167

Kreu i Gupit Parlementar Socialist Taulant Balla, ka replikuar gjatë seancës plenare këtë të enjte me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Shkak u bë ngatërresja që kjo e fundit i bëri mbiemrit të ministres së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, nga Muzhaqi në Buzhaqi.

Balla kërkoi nga parlamentarët që të mos bëjnë lojë me mbiemra, sepse gjithësecili është krenar për mbiemrin që mban.

“Në parantezë të fjalës, meqenëse Borën e kam patrioten time. E dashur Monikë, besoj mirëkuptohemi bashkë se jemi koleg të vjetër. Muzhaqi është një mbiemër i madh dhe unë i uroj Borës si vajzë e re ta justifikojë mbiemrin që mban. Do t’ju kërkoja që askush në këtë sallë të mos luaj, apo të keqinterpretojë mbiemrat. Secili për ne është krenar për mbiemrin që mban dhe loja me mbiemrat nuk i shkon askujt.

Besoj se ishte një keqkuptim i vogël. Sa për Muzhaqin vijnë nga Muzaka një fis i madh që ka luftuar për këtë vend. Por fisi nga vjen Bora e kanë vuajtur shumë diktaturën, që nga Nezir Muzhaqi që u var në 45-ën dhe kështu me radhë. Edhe pse të djathtë mua më kanë votuar”, tha Balla.

Monika Kryemadhi nga ana tjetër iu përgjigj me ironi duke thënë se ministret e qeverisë nuk kanë nevojë për dado dhe mund të mbrohen vetë pasi janë të votëbesuar nga populli me paratë e inceneratorëve.

“E mirëkuptoj shumë mirë zotin Balla por qeveria e Skënderbeut tonë Edi Rama, nuk ka të drejtë për dado, por kush është ministër i del vetë zot punës së vetë dhe e çon deri në fund. Sepse ndaj janë ministra se kanë marrë votëbesimin e parlamentit, kanë marrë votbesimin e qytetarëve që i kanë votuar, të cilët votat e tyre i kanë dhënë në mënyrë unanime me paratë e inceneratorëve”, tha Kryemadhi.

Kujtojmë se pas ngatërresës së mbiemrit kryetarja e Lëvizjes Socialiste kërkoi ndjesë për lapsusin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here