Rama përdor dhjetra herë fjalën budallenj për deputetët e opozitës, Nikollës nuk i duket fyerje.. Preferon opozitën Basha

0
215
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, gjate ceremonise se perurimit te pjeses se re te korpusit qendror te Universitetit Politeknik te Tiranes./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Minister of Education Lindita Nikolla, during the inauguration ceremony of the new part of the central corps of Tirana Polytechnic University.

Rama në Kuvend:

Kartelën klinike e kam dëgjuar dem baba dem nga ai që ka vdekur, dhe sot e dëgjoj nga shembulli që thashë se budallëku në familjen tuaj është një sëmundje ngjitëse. Dikush që është kundër tij, flet me gjuhën e tij (i drejtohet Gazment Bardhit). Pavarësisht se jeni në njërën anë apo në anën tjetër tyë asgjësë që ju ka ndarë në mes.

Unë dua të merrem këtu me thelbin, për shkak se vazhdon për fat të keq, që budallallëku juaj të gjejë jehonë në tribuna të ndryshme, janë tribunat e atyre që kanë arsyet e tyre që të përdorin budallallëkun tuaj, me shpresën për të nxjerrë diçka.

Këtu nuk ka asnjë marrëveshje sekrete, se çfarë do të bëhet me Butrintin e vendosim ne, që e shpëtuam nga ju, e mbaj mend si ishte Butrinti në kohën kur u zgjodha ministër Kulture, njësoj si atëherë, juve kurdo që lindni, mjafton që të futeni në këtë kope, dhe vazhdoni që të flisni budallallëqe. Nuk ka lidhje sa normalë keni qenë, në momentin kur jeni bërë pjesë e kësja kopeje, jeni përshkruar nga budallallëku. Mos u ofendoni fare, është krizë, nuk do të thotë që jeni budallenj, por jeni tërësisht të afektuar.

Nuk keni pse fyheni, nëse do e shihni veten në pasqyrë do e kuptoni që unë po them shumë pak.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here