Ujësjellësi i Tiranës tender 80 mijë euro për biçikleta elektrike

0
220

Punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës do të lëvizin me biçikleta elektrike.

Rreth 80 mijë euro do të harxhojë ky institucion për blerjen e këtij mjeti të ri.

Motivi që ka çuar drejtuesit drejt këtij vendimi është shtrirja e gjerë e UKT-së në terren.

Për këtë arsye është parë e nevojshme që punonjësit të kryejnë lëvizjet e tyre me biçikleta elektrike për të mbuluar në mënyrë më efikase të gjitha zonat e kryeqytetit.

Nga një kërkim në internet mbi çmimin e këtyre biçikletave ato variojnë nga 500 deri në 1 mijë dollarë.

Duke qenë se UKT kërkon që këto biçikleta të plotësojnë disa kushte, pasi do të mbajnë edhe mjetet e punës së punonjësve, çmimi llogaritet të jetë rreth 1 mijë dollarë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here