Basha shkon në Vlorë, sot atje edhe kryeministri Rama: Nuk e dija që do vinte

0
292

Ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shkuar sot në Vlorë për takim me strukturat e partisë në një prej kafeve të zonës. Në një prononcim për mediat ai refuzoi të bëjë një deklaratë politike kur u pyet në lidhje me referendumin demokrat ditën e nesërme.

Teksa rreth pyetjes se përse ka zgjedhur pikërisht sot të jetë në Vlorë në të njëjtën kohë me kryeministrin Rama, Lulzim Basha përgjigjet se nuk e dinte se ishte prezent edhe kryeministri.

Në këtë takim demokrati Basha erdhi i vetëm i pa shoqëruar nga deputetët demokrat apo qytetarët e Vlorës pasi dukshëm atë e kanë braktisur të gjithë.

 

Lulzim Basha është akuzuar si njeri i shitur tek qeveria dhe një njeri i cili nuk ka dashur kurrë të bëhet kryeministër. Lulzim Basha u shkarkua nga funksioni i kryetarit të PD nga delegatët e Kuvendit të 11 dhjetorit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here