Pasditja e sotme ka kthyer frikën në qytetin e Vlorës, për shkak të të shtënave me armë pas një sherri mes dy personave.
Burime për Abc bën me dije se pas një konflikti të nisur më herët për një vajzë mes djalit të kryeplakut të Kaninës A. Lirajt, J. Alirajt (me mbiemër të ndryshuar) dhe efektivit të policisë L. Myrtaj, sot dy të rinjtë kanë përdorur armët kundër njëri tjetrit.
Sipas burimeve në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja dhe ende nuk ka një informacion të saktë se nëse të dy personat ishin të armatosur apo jo, por një prej plumbave ka thyer xhamin e benzit ML në pronësi të kryeplakut të Kaninës, i cili drejtohej nga J. Todi./abcnews.al