Djali i Sokol Olldashit në Kuvendin e PD: Duhet të kthehemi në shembull me politikë

0
288

Djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi ka mbajtur fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. 

A tha se qëllimi i PD duhet të jetë përtej rrëzimit të PS. Ndër të tjera Glauk Olldashi propozoi më shumë takime me qytetarët për t’i kërkuar mbështetje duke u bazuar në vlerat e demokratëve dhe parimet konservatore. 

“Kemi kaq muaj që shihemi nëpër foltore dhe takime në Shqipëri. Sot jemi në një nga takimet e fundit. Unë jam i ri dhe më pëlqen të mendoj se rinia është ajo që ndezi këtë zjarr. Rinia do e mbajë ndezur për vite me radhë. Rinia është zemra e PD-së. Në forumin rinor, janë intelektualët, artistët dhe kontributët e PD-së. Qëllimi i PD-së duhet të jetë përtej rrëzimit të PS-së. Nuk mund të vazhdojmë me mendimin se qytetarët duhet të zgjedhin të keqen më të vogël. Kur dalim për të kërkuar mbështetjen e qytetarëve, duhet të jetë për vlerat e demokratëve, dhe jo vetëm se kundërshtari po shkatërron vendin. Nuk mjafton të mblidhemi njëherë në 2 vjet. Nuk mjafton të bëjmë vetëm politik në media. Duhet të kthehemi në shembull me politik. Procesi që kemi nisur është një hap i mirë drejt kësaj rruge. Kemi mundësinë për ta bërë PD-në siç ka qenë. Gjithçka është në dorën tonë, do arrijmë të kalojmë veten. Fillim i ri, bashkë rikthehemi shpejt” ,-tha Olldashi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here