Këto momente ka mbërritur lideri historik i PD, Sali Berisha i shoqëruar dhe nga bashkëshortja e tij, Lirie Berisha. Në një prononcim të shkurtër, Berisha përshëndeti të gjithë delegatët pjesëmarrës në Kuvendin Kombëtar të 30 prillit.
Rikujtojmw se 1800 delegatë të Kuvendit të PD do të zgjedhin sot Këshillin e ri Kombëtar të kësaj force politike, ku mes emrave të propozuar bien në sy edhe rikthimi i disa figurave të njohura për demokratët.
Numri i delegatëve të Kuvendit Kombëtar është reduktuar me vendim të Kuvendit të 11 dhjetorit 2021, duke qenë se në kohën e Lulzim Bashës numri i anëtarëve ishte rreth 7 mijë.