Topalli: Nuk ika unë, iku PD-ja nga demokratët! Kjo është prova jonë

0
168

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u prit me ovacione në sallën e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

E përlotur, ajo mbajti një fjalim të ndjerë, duke thënë se kjo është prova e vërtetë e demokratëve.

“Në vitet e opozitës së vështirë para vitit 2005, askush nuk mendonte të na quante opozitë e rreme. Nuk shiteshim, nuk digjnim mandate, nuk merrnim zarfe dhe nuk imagjinonim të hidhnim gaz mbi njerëzit tanë. Ishim mësuar të bënim betejat tona dhe besonim se ishin mbrojtësit e të drejtave të shqiptarëve. Ishim mësuar të mos tërhiqeshim nga kërcënimet.

Por erdhi dita kur Partisë tonë Demokratike të mos i mbetej asgjë demokratike. Për vite me radhë ka ndodhur kjo dhe ne kemi heshtur. Pas vitit 2013, tatëpjeta e PD-së mori vrapin. PD hyri në krizë identiteti, krizë përfaqësimi, krizë vlerash.

Ne nuk e meritonim këtë opozitë. Prandaj Foltorja ishte gjëja më e bukur që mund të ndodhte për të zgjuar strukturat. Kuvendi i 11 dhjetorit ishte hapi i parë për t’u ndarë nga pazaret. Ne i dimë që betejat i kemi të forta. Nuk është hera e parë.

Nuk është vetëm pushteti që korrupton, por edhe frika. Ne nuk kemi pse kemi frikë prej frikës.

Ne duhet të mësohemi se partia nuk është kryetari, nuk është sigla dhe aq më pak godina. Partia është njerëzit, është fryma, janë vlerat. Sot jam më optimiste se sa kam qenë më parë. Erdha këtu si një nderim për trashëgiminë tonë. Kemi bërë shumë dhe kemi frymëzuar shqiptarët.

Dikush mund të thotë që krijove lëvizjen tënde dhe ike. Jo, unë nuk kam ikur unë, ka ikur PD-ja nga demokratët. Të vërtetat kanë qenë liria ime. Kur opozita të bëhet pushtet moral, rruga jonë do jetë e qartë,” tha Topalli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here