Një aksident ka ndodhur në autostradën Lushnje- Fier në afërsi të urës së Menzes.
Një mjet bujqësor është përplasur me një furgon, ndërsa të lënduar kanë mbetur drejtuesit e të dy mjeteve.
Drejtuesi i mjetit bujqësor është dëmtuar rëndë dhe është nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Lushnjes, ndërsa drejtuesi i furgonit ka pësuar dëmtime të lehta.
Të dy shtetasit janë jashtë rrezikut për jetën.
Mjetet bujqësore nuk lejohen të qarkullojnë në këtë rrugë, megjithatë përbëjnë rrezik edhe në rruge dytësore, pasi drejtuesit e tyre nuk kane kualifikimin e duhur për drejtimin e tyre në shumicën e rasteve.
Dy muaj më parë një drejtues mjeti bujqësor humbi jetën në “Zhamë” ku ra në kanal dhe u zu poshtë nga mjeti.