Udhëzimi i Ministrisë së Turizmit dhe Mbrojtjes për të dielën e parë të çdo muaji pa makina,po gjen zbatim edhe në qytetin e Beratit.
Kufizimi në Berat ka filluar në orën 10:00 dhe do të përfundojë në orën 13:00.
Ky kufizim i qarkullimit do të kryhet në dy prej rrugëve kryesore të qytetit të Beratit,ku do të kenë kufizim të qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës, që janë ambulancat, zjarrëfikëset dhe Policia e Shtetit).
Rrugët ku do të aplikohet ky kufizim në Berat janë: Aksi nga rrethrrotullim “Ypsiloni” deri tek rreth rrotullimi “Ura e Gorices” dhe “Shëtitorja Osumi”, që është rruga përgjatë lumit Osum.
Që prej fillimit të orarit të kufizimit,në akset e përcaktuara janë pozicionuar efektivë të policisë,për të orientuar çdo drejtues mjeti për bllokimet e rrugëve për qarkullim dhe për ti devijuar ata drejt akseve ku lejohet qarkullimi i mjeteve.
Duke qenë se Berati ka vetëm një rrugë,qarkullimi në akset e lejueshme ka qenë tejet i ngarkuar.