Ligji për investime strategjike cilësohet si mjet klientelist

0
144

Kur parlamenti i Shqipërisë miratoi një ligj për investimet strategjike në vitin 2015, shpresa ishte se ai do të tërhiqte më shumë Investime të Huaja Direkte, IHD, në vend.

Shtatë vjet më vonë, të dhënat tregojnë se bizneset vendase kanë përfituar shumicën e përfitimeve nga procedurat e favorizuara, të lehtësuara dhe të përshpejtuara që ofron ligji.

Fakti që vetëm vendasit dhe jo investitorët e huaj përfituan nga ligji është kompromentues”, tha për BIRN Selami Xhepa, një ekspert ekonomik shqiptar, duke iu referuar “klientizmit” dhe “përdorimit të ligjit nga grupe të preferuara dhe individë të caktuar”.

BIRN ka gjetur se, nga 35 projekte të shënuara si investime strategjike nga viti 2016 deri në vitin 2021, vetëm dy kanë ardhur plotësisht nga jashtë.

Katër të tjera janë investime të përbashkëta nga Shqipëria dhe jashtë saj. 29 të tjerat janë vendase.

I miratuar në vitin 2015, ligji caktoi një afat në dhjetor 2018 për palët e interesuara për të marrë statusin e “investitorit strategjik”.

Por më pas afati është shtyrë disa herë, me argumentin se Ministria e Financave synon të hartojë një ligj të ri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here