Rrahën 17-vjeçarin me levë dhe shqelma, arrestohen 3 persona

0
156

Policia e Tiranës reagoi pas një videoje të postuar në portale, për një konflikt të ndodhur në vendin e quajtur Kthesa e Kamzës ku disa persona godasin një tjetër që qëndron i shtrirë.

Policia thotë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 identifikuan, shoqëruan në komisariat dhe proceduan penalisht shtetasit: E. M., 16 vjeç, I. M., 42 vjeç, dhe A. Sh., 40 vjeç, të tre banues në Tiranë të akuzuar për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

“Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e sotme, për motive të dobëta, janë konfliktuar me shtetasin G. N., 17 vjeç, dhe më pas e kanë goditur me grushte dhe sende të forta” – thuhet në njoftimin e policisë. LAPSI.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here