I ftuar në RTV Ora, eksperti i ekonomisë Shpëtim Agolli u shpreh se shqiptarët këto vitet e fundit kanë qenë më të varfër.
Ai tha se bordet e qeverisë nuk janë zgjidhja më i mirë sepse kontrolli i çmimeve dhe biznesit nuk bëhen me borde në ekonominë e lirë.
Agolli shtoi se tregtarët nuk duan të ulet marzhi i fitimit dhe këtë gjë ia faturojnë ose biznesit të vogël, ose qytetarëve.
Agolli: Shqiptarët këto vitet e fundit kanë qenë më të varfër. Edhe kriza e luftës, këto muaj ka sjellë një rritje të madhe për produktet ushqimore. Ishte frika se do të ndërpritej furnizimi me grurë sidomos nga Ukraina. Ndërkohë në disa vende pranë Ukrainës nuk ka pasur rritje të çmimeve bazë. Për mua bordet nuk janë zgjidhje më i mirë sepse kontrolli i çmimeve dhe biznesit nuk bëhen me borde. Vetë raportet thonë se ne jemi ndër vendet më të varfra në rajon.
Tregtarët nuk duan të ulet marzhi i fitimit dhe këtë gjë ia faturojnë ose biznesit të vogël, ose qytetarëve. Po të vëmë re këto muajt e fundit çmimet janë rritur edhe me 70%. Ndoshta do të frenohen edhe nga bordet, por sot tavolinat e shqiptarëve janë më të varfra sesa në pandemi. Shumë shqiptarë kanë emigruar në vendet perëndimore dhe një pjesë e vogël qarkullon para të piastra. Këto para që futen në vendin tonë e dobësojnë konkurrencën në treg. Këto para kryesisht pastrohen në sektorin e ndërtimit.