Në një kohë kur mijëra familje shqiptare sot janë ulur në tryezë për të festuar Fitër Bajramin, vjen një urim nga ish-Kryeministri Sali Berisha. Me një fotografi ku shfaqet me bashkëshorten e tij, Berisha shkruan: “Miq! Gëzuar Fitër Bajramin. Zoti e shpërbleftë çdo sakrificë tuajën me mirësitë e tij, paqe, shëndet, mbarësi dhe suksese, për ju, familjet tuaja. Gëzuar.”
Mesazhi është pasuar nga qindra komente, ku qytetarët e falenderojnë dhe po ashtu e urojnë, liderin historik të PD-së.