Arben Ristani: Në Kuvend shtruam rrugën për bashkim, duhet të shërojmë plagët

0
144

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Arben Ristani ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv .

Ristani ka folur për Kuvendin e PD-së të zhvilluar ditën e shtunë. Sipas Ish- Sektretarit të Përgjithshëm të selisë blu, PD-ja ishte përfshirë në një krizë shumë më e fortë se ajo e vitit 1997-të.

Ristani u shpreh gjithashtu se në këtë Kuvend, u krijua shtrati për bashkim e PD-së,  pasi ata i mundësuan të gjithë deputetëve të bëheshin anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD-së.

“PD është nën sulm dhe pati një periudhë krizë që ende nuk ka dalë, pati një periudhë krizë shumë të fortë, më e fortë nga ’97. Jemi të interesuar që zgjidhjet të jenë më të mirat e mundshme. Ka problematike që mbeten ende për tu zgjidhur. Kuvendi pati 3 objektiva, pak ndryshime statutore që shkonin tek bashkimi, pati zgjedhjen e Këshillit dhe një tentative për të konsoliduar ideologjinë konservatore. Zgjidhja e krizës filloi më 11 dhjetor dhe për përmasa historie është 11 dhjetori se aty u miratua statuti dhe u hollën risitë. Filluam nga fillimi, e rithemeluan. Detyra ishte të zgjidhte Këshillin Kombëtar.

” style=”padding: 0px; margin: 0px auto; box-sizing: border-box; width: 300px; border: none; display: block;”>

Pas zgjedhjes së Këshillit do të vijë dhe zgjedhja e Kryetarit. Duhet krijuar shtrati për bashkim. Në 11 dhjetor patën vendosur që çdo kush duhet të kalojë me votë.

Bëmë një ndryshim që i dhamë deputetëve aktualë të futësin pa u votuar. Krijuam shtatin për bashkim. Deputetët janë anëtarë të Këshillit Kombëtar. Dhe për bashkimin u punua.

PD mori një goditje shumë të fortë. E zëmë se është një njeri që ka bërë aksident dhe është pothuajse në koma. Pas një mjekimi të atypëratyshëm ju mendoni se do eci me vrap? Ka kohën e vetë gjëja. Duhet të shërojmë plagët e thella. Për 1 vit do të thotë që në shtator partinë duhet ta kesh gati ëpr zgjedhjet lokale. Për 22 maj duhet të mbarojmë zgjedhjen e kryetarit. Partia ka punë për tu ringritur. Hapat po bëhet për të vajtur atje” u shpreh Ristani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here