“Kështu s’u bë as 1997, Edi Rama faqen e zezë e paç!” Përballë banorëve të Rinasit vënë FNSH me skafandra

0
189

Përballë banorëve të Rinasit që kërkojnë lirimin e rrugës janë vënë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të cilët janë urdhëruar të hapin rrugën.

Për disa minuta ka pasur dhe tension dhe shtyrje.

“Shkoni kapni kriminelët. Me ne bëheni trima. Ne kërkojmë të drejtën për të kaluar kalamajt. Do të vemë ne nga Kashari për të çuar fëmijët në shkollë. Është turp o burrë! Shiko. Ku të gjejmë ne lekët. Ti vjen i blinduar dhe shtyn njerëzit tanë. Ju kështu nuk bëtë në 1997 por bëni sot. Bën Edi Rama që e kemi votuar. Faqen e zezë e paç!”

Pas tensionit u lirua një korsi e rrugës.

Për disa minuta ka pasur dhe konfrontim fizik dhe disa të shoqëruar.

Paraditen e sotme ishte dita e dyte e protestës së banorëve të fshatit Rinas kundër vendimit të ARRSH-së që rruga drejt aeroportit të ishte me një sens.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here