Kuvendi Kombëtar, Berisha: Dominoi vota e lirë, numërimi ishte live. I dhamë fund kryetarokracisë në parti

0
147

Lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një konferencë për shtyp se të gjitha votat për anëtarët e Këshillit Kombëtar janë numëruar në mënyrë transparente para kamerave.

Lideri i PD theksoi se të gjithë kandidatët e Këshillit Kombëtar mund të kërkojnë rinumërimin e votave.

 

“Live, përveç arkivës digjitale të votës ekzistojnë edhe fletët e votimit që çdonjëri që dëshiron do ketë të drejtë t’i kontrollojë e rinumërojë.”-tha Berisha.

Me tej ai pohoi:

Ne do e rikthejmë atë. Ky ishte zotimi ynë solemn. PD kaloi procese si kurrë më parë. Kuvende gjigande, referendume të papara, kaloi në zgjedhje ne çdo seksion, grupseksion, degë.Së fundmi më 30 prill ajo bëri zgjedhjet për forumin më të rëndësishëm pas Kuvendit Kombëtar, që është Këshilli Kombëtar i PD.

Në të gjithë këtë proces ka pasur dominim vota e lirë. S’kemi pasur asnjë rast të vetëm se nuk ishte i drejtë numërimi i tyre.

Kjo përmbush një zotim të një rëndësie themelore. Në këtë proces është votuar apo kanë garuar për votim qindra e qindra kandidatura. Dominoi vota e lirë, arkivuam në harresë kryetarokracinë.”-tha Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here