‘Bamir Topi me syze 60,000 Euro’/ Kokalari: Të nisë një hetim ndaj tij

0
295

Ish-presidenti Bamir Topi është akuzuar publikisht nga avokati Sajmir Vishaj se ai së bashku me Kreshnik Spahiun, merrnin deri në 300 mijë euro për një emërim në pallatin e drejtësisë.

Vishaj tha për SYRI TV se kjo gjë u ndalua nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Por Bamir Topi njihet për stilin e tij të shtrenjtë të jetesës. Në një intervistë para disa kohësh, ai tregoi syzet super të shtrenjta që mbante.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari.

“Aman, ky Bamir Topi me 60,000€ syze dielli, bën mirë ta lërë këtë popull rehat.

Jo mor jo, s’ke pse të dukesh i vobektë fare, por 60,000€ syze vetëm një njëri që se ka konceptin se si nxirren lekët me djersë mund ti harxhoi. Dhe miliarda të kesh, 60,000€ nuk harxhon njëri për syze dielli sepse është budallallëk me brirë.

Tashti nëse vërtet kanë kushtuar aq, Bamir Topi bën mirë të na thotë ku i gjeti këto lekë, dhe pse jo, SPAK të fillojë një investigim,” shkruan ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here