Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ditën e sotme. Një 52-vjeçare me emrin Fatbardha Likarma ka vrarë veten duke u hedhur nga kati i tretë i pallatit në lagjen ‘Vullnetari’.
Të shokuar nga ngjarja, banorët e pallatit tregojnë gruaja 52-vjeçare dhunohej sistematikisht nga bashkëshorti. Më herët, gruaja kishte bërë një denoncim për dhunë në familje dhe pasi policia shkoi në banesë asnjë masë nuk u mor.
Këtë të mërkurë, në gjendje të rënduar psikologjike, Likarma është hedhur nga kati i tretë i pallatit.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.