Kryeministri Edi Rama tha në një deklaratë për mediat pas mbledhjes me kryesinë e PS se sot kanë filluar diskutimet zyrtare për Presidentin. Kreu i qeverisë u shpreh se nëse s’do ketë dakordësi me palët e tjera, do ta zgjedhë vetë presidentin.
“Kanë filluar bisedimet me palët e tjera. S’do paragjykojmë nga do të vijnë propozimet për Presidentin. Jemi në një tryezë, nëse do vijë një kandidaturë e pëlqyeshme do ketë 100 për qind pëlqimin tonë.Në fund fare falë ndryshimeve Kushtetuese të 2008, janë më shumë se 71 vota në parlament dhe Shqipëria do ketë një president normal.”-tha Rama.
Sa i përket raportit për lirinë e medias në Shqipëri, kreu i qeverisë tha se nuk i rezulton për gazetarë të kërcënuar ndërsa shtoi se vitin e kaluar nuk ka patur gjygj ndaj asnjë gazetari.
“S’më rezulton të ketë patur gazetarë të kërcënuar. Liria e shtypit s’i jep të drejtë askujt të bëjë zhurmë. Media është e lirë.”-deklaroi Rama.