Presidenti i ri/ Gjiknuri: Pas konsultimeve, në fund vendos Edi Rama. Negociata pa ndërkombëtarë dhe ultimatume

0
133

Bisedimet për zgjedhjen e presidentit të ri do të zhvillohen vetëm mes partive shqiptare dhe pa ndërhyrjen e ambasadorëve. Ky është qëndrimi i Partisë Socialiste, ku ka përjashtuar çdo emër që ka ambicie të hapura politike. Damian Gjiknuri përballë medieve ka vënë theksin te përcaktimi i kritereve por duke refuzuar të komentojë një konkurrim të mundshëm të Fatos Nanos.

Tirane-Duke luajtur me kartën e trasnparencës, prej javësh Partia Socialiste ka përfshirë në proces të gjithë, që nga deputetët e saj deri tek qytetarët për të propozuar kandidatë për president. Por në fund siç e pranon edhe vetë sekretari i Përgjithshëm i PS, ai që do t’i vërë vulen mbi emrin e Kreut të Shtetit do të jetë Edi Rama.

Damian Gjiknuri: “Edi Rama patjetër që është vendimmarrësi kryesor. Prandaj është lideri. Vendimmarrjet finale do i marrë pasi të konsultohet me të tjerët”

Nuk përjashtohet asnjë kandidat socialist që ka kontribuar në këtë përati, por Rama u ka hequr të drejtën deputetëve aktuale, përvecse me një përjashtim.

Pyetja: Sa shanse ka që Fatos Nano të jetë kandidaturë?

Damian Gjiknuri:“Identifikimi i emrave në këtë fazë do të ishte gabim dhe do të krijonte një lloj pritshmërie për publikun. Mendoj se asnjë nuk është përjashtuar përfshirë edhe emrin në fjalë. Kufizimet tona janë që nuk kërkojmë të jenë brenda grupit tona parlamentar”  

Mazhoranca është e hapur për t’i diksutuar emrat nga opozita, por pa ultimatume dhe ndërkombëtarë.

Damian Gjiknuri: “Për tu ulur me opozitën e për të diskutuar profilin, pse jo për të dëgjuar ndonjë emër nga ato. Ultimatumi është megafon që nuk e njohim. Është një praktikë që nuk është përdorur ndonjëherë dhe nuk besoj se është me vend që palët do donin një ambasador apo përfaqësues të diplomacisë së huaj. 

Me komoditetin e pushtetit politik dhe të të përçarjes së PD, për të treguar sinqeritetin e tryezave negociuese, Damian Gjiknuri i jep PD edhe një recetë se si mund të bashkohen të paktën për Presidentin.

Damian Gjiknuri: “Përfaqësia e tyre zyrtare në tavolinën e negociatave të dalë me një kandidat që përfaqëson dhe krahun që mendon se është përjashtuar.”

PTë rëndësishëm mbeten kriteret për socialistët, por po ashtu emri nuk duhet të ketë ambicie të forta politike

“Profili i një njeriu që nuk ka ato ambicie të shfaqura politike, dhe të jetë një njeri që ka integritet shoqëror. Dhe këtu pastaj ka një gamë emrash.”

Ndërsa PD është përfshirë në një proces tranzitor për strukturat drejtuese, socialistët me Asamblenë e së shtunës do të nisin punën për zgjedhjet e ardshme vendore duke nisur me drejtimin e degëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here