Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot arrestimin e vonuar me vite të Alfred Prodanit në Laç, një dëshmi e qartë e së vërtetës që përmbajnë denoncimet e “qytetarit dixhital” dhe që kanë qënë në shumë raste, në thelb të zbulimit të aferave të mëdha qeveritare.
” Administratë me hajdutë dhe kriminelë! Alfred Prodani, drejtori i Ujësjellësit Laç arrestohet për 40 vjedhje e grabitje me dhunë dhe ekstradohet në Spanjë, – shkruan Berisha në Fb. – Më datë 12.11. 2019, qytetari dixhital e denoncoi atë. Këtu më poshtë keni kronikën e atij denoncimi në “Dosja.al” dhe mesazhin e sotëm të një qytetari dixhital!
“Dua të them diçka, që ta bësh mediatike se drejtori i Ujësjellësit të Laçit, Alfred Prodani është arrestuar sot në orën 10 të paradites nga Interpoli, për vjedhje, grabitje me dhunë në Spanjë. Ai ndodhet paraburgim në Tiranë. Pritet të ekstradohet. Natën e mirë, zoti të ruajt,” mbyllet shënimi i Berishës.