Një person ka humbur jetën në Tiranë pasditen e kësaj të shtune.
65-vjeçari B.M është gjetur pa shenja jete në rrugën “Ali Shefqeti”.
Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
I moshuari dyshohet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 07.05.2022, në rrugën “Ali Shefqeti”, në rrugë është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, shtetasi B. M., 65 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.