Ngjarja në Kavajë, zbardhet dëshmia e efektivit të Policisë që ishte në turn kur u shoqërua Ilvi Meta

0
180

Lëvizjet e fundit të 31-vjeçari Ilvi Meta që u vetëvar në Komisariatin e Kavajës, por edhe të efektivëve të Policisë ditën e ngjarjes më 4 maj. Për ngjarjen janë arrestuar 3 efektivë, mes tyre dhe efektivi Petrit Behramaj, një prej policëve që ishte në turn kur u shoqërua 31-vjeçari Meta.

Ai ka deklaruar ndër të tjera se ka marrë detyrë nga shefi i komisariatit dhe shefi i krimeve që të porosisë punonjësit e policisë të dhomave të sigurisë që të bëjë kujdes dhe të kontrollojë herë pas here shtetasin e arrestuar që të mos bëjë ndonjë veprim ndaj vetes.

Dëshmia e efektivit Petrit Behramaj
Pasi ka marrë dokumentacionin dhe konkretisht procesverbalin e arrestimit, të drejtat e personit, procesverbal kontrolli personal, së bashku me punonjësin e policisë Bexhet Berberi që ishte në shërbim në dhomat e shoqërimit, ka marrë shtetasin e arrestuar Ilvi Meta dhe përpara derës së dhomave të sigurisë ka bërë kontrollin personal të tij, ku nuk ka konstatuar asnjë send të kundraligjshëm dhe e kanë futur në korridorin e dhomave të sigurisë. Në këtë korridor, punonjësi i dhomave të sigurisë Rushit Kola ka bërë edhe njëherë kontrollin fizik të shtetasit Ilvi Meta ku nuk konstatoi asnjë send të kundraligjshëm. Pas kontrollit punonjësi i policisë Rushit Kola e akomodoi shtetasin Ilvi Meta në dhomat e sigurisë.

Më pas punonjësi i policisë Petrit Behramaj ka vazhduar shërbimin dhe ka marrë detyrë nga shefi i komisariatit dhe shefi i krimeve që të porosisë punonjësit e policisë të dhomave të sigurisë që të bëjë kujdes dhe të kontrollojë herë pas here shtetasin e arrestuar që të mos bëjë ndonjë veprim ndaj vetes.

Ka vajtur përsëri te dhomat e sigurisë, ku ka porositur punonjësin e policisë të dhomave të sigurisë Rushit Kola që të kishte kujdes dhe të monitoronte lëvizjet e shtetasit Ilvi Meta që ky shtetas të mos bëjë ndonjë veprim ndaj vetes.

Rreth orës 18:45 ka bërë dorëzimin e shërbimit ku detyrën ia ka dorëzuar kolegut që mori turnin Gëzim Caka duke e porositur që të kishte kujdes me të arrestuarin dhe të porosiste punonjësin e dhomave për të monitoruar herë pas here shtetasin e arrestuar Ilvi Meta që të mos bëjë ndonjë veprim ndaj vetes.

Më pas unë kam vajtur në shtëpi dhe rreth orës 19:45 jam njoftuar nga salla operative që të paraqitem në komisariat ku dhe kam mësuar që shtetasi i arrestuar Ilvi Meta ishte vetëvarur në dhomën e sigurisë në komisariat ka thënë në dëshmi efektivi i policisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here