Rikthimi i Berishës e ka ‘tërbuar’ Ramën: 4 pikat e fjalimit fokusohen te ai

0
205

Ata që prisnin fjalimin e Edi Ramës në Asamblenë e PS-së, nuk do jenë habitur.

Ashtu siç po ndodh gjatë kësaj kohe, rikthimi i Sali Berishës në krye të opozitës e ka shfazuar Ramën.

Këtë herë Rama mbajti një fjalim të ndarë në katër pjesë. Por në të gjitha pjesët, sërish gjërat do rrotulloheshin rreth Berishës.

Së pari, Rama foli për nevojën e zgjedhjeve të vërteta brenda PS-së. ‘Tërmeti’ që po sjell PD-ja, e cila ka zhvilluar disa procese rekord të brendshme, duke vendosur në qendër votën dhe anëtarësinë, kanë provokuar lëkundje edhe PS-së. Për herë të parë Rama kërkoi që brenda PS-së të ketë garë reale.

Së dyti, Rama u ndal te korrupsioni që po gërryen pushtetin vendor të socialistëve. Kujtojmë se Sali Berisha ka qenë njeriu që ka denoncuar vazhdimisht kapjen e shtetit në nivel vendor përmes korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Së treti, Rama foli gjatë për të ashtuquajturën ‘drejtësi’ të re. Ai kërkoi me ngulm që të hetohet Sali Berisha. Madje Rama kërcënoi SPAK-un se do marrë masa ndaj tyre nëse nuk hetojnë Berishën dhe Metën. Edhe pse ka nëntë vite në pushtet dhe nuk ka gjetur asnjë provë apo dokument kundër Berishës, Rama vazhdoi me retorikën kundër drejtësisë.

Në fund, Rama foli për çështjen e presidentit të ri. Edhe këtë herë tha se nuk do pranojë propozime që vijnë nga opozita e vërtetë. A thua se opozitën e përcakton vetë ai? I djersitur dhe me ngulçe, Rama e mbylli fjalimin duke premtuar se nuk do lejojë rikthimin e Berishës. “Atë të keqe e shporrëm në vitin 2013, ajo nuk ka shans të rikthehet më,” tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here