Shqipëria vendi i fundit në Europë për numrin e mjekëve për banorë, Meta: Pasojë e mjekësisë koncensionare e korruptive

0
136

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka ngritur shqetësimin për largimin e mjekëve nga vendi. Duke iu referuar një statistike të Fondacionit Europian të burimeve njerëzore të kualifikuara, që e rendit Shqipërinë si vendin e fundit në Europë për numrin e mjekëve për banorë, Meta shprehet se kjo është pasoje e dëmeve që shkaktuan koncensionet në mjekësi, ndërsa ngre shqetësim edhe pagat e ulëta të mjekëve.

STATUSI PLOTE

??? Fondacioni Europian i burimeve njerëzore të kualifikuara e rendit Shqipërinë si vendin e fundit në Europë për numrin e mjekëve për banorë.
Një tregues dramatik dhe alarmant i përkeqësimit të shërbimeve, por edhe të gjendjes shëndetësore të popullatës.
Kjo është pasoja e dëmeve të pallogaritshme që prodhoi mjekësia koncensionare, korruptive dhe e trajtimeve fiktive, që u mbylli shtigjet e karrierës dhe të profesionit mijëra të rinjve mjekë dhe infermierë, që u detyruan të braktisin Shqipërinë për të shërbyer në klinikat dhe spitalet e Gjermanisë dhe Europës.
Ndaj renditemi ndër të parët në kontinent për numrin e lartë të vdekjeve nga pandemia COVID-19 në raport me popullsinë, për shkak të mangësive alarmante në personel të kualifikuar dhe pajisje shëndetësore, që ndikuan në strategjinë e gabuar që u ndoq në zbulimin, parandalim dhe mjekimin e duhur.
Nuk ka sesi të mos renditemi të parët edhe për frekuencën e shfaqjeve të sëmundjeve sistemike dhe kronike, kur një mjek paguhet 20 herë më pak se një tellall i Qeverisë që del çdo natë në banaqet televizive dhe paguhet si drejtor marketingu në spital.
Largimi i mjekëve dhe i infermierëve duhet të ndalet dhe do të ndalet vetëm kur të çmontohet kapja e sistemit nga pak duar oligarkësh të cilët po mbajnë peng shëndetin e popullit, por edhe karrierën dhe të ardhmen e profesionistëve të shëndetit.
Koha për të ndalur këtë shkretim të programuar nga “Rilindja”!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here