Ish-kryeministri Sali Berisha tha se protesta e sotme është më tepër sensibilizuese, ndërsa paralajmëroi për të tjera protesta.
Në një komunikim me gazetarët, ai u shpreh se shumë shpejt do të dalin në protestë kundër vjedhjes së pronës.
“Kjo është protestë sensibilizuese për të treguar se ne nuk do tolerojmë asnjë dhunim të të drejtave të shqiptarëve.
Shumë shpejt do të fillojë protesta kundër vjedhjeve të pronave publike dhe ju do ta shihni. Kundër vjedhjeve të pronave publike, sepse kemi të bëjmë me një organizatë kriminale.
Ju e morët vesh që bashkëshorti i zonjës Xhaçka shpallet subjekt i rëndësisë strategjike.
Protestat do të fillojnë. Nuk ka diskutim. Ne do të qëndrojmë në mbroje të të drejtave të shqiptarëve në parlament dhe në rrugë”, tha Berisha.