Aksidenti te “Rruga e Kavajës”, foshnja tre muajshe lë spitalin. Ja gjendja e prindërve

0
194

Një lajm i mirë vjen nga Spitali i Traumës. Arjan dhe Vilma Konomi, që u përplasën dje në “Rrugën e Kavajës” nga një makinë tip “G Class”, ndodhen në gjendje të qëndrueshme në spital dhe kanë dalë nga trajnimi intensiv.

Po ashtu, mësohet se për fat të mirë foshnja e tyre tre-muajshe ka dalë nga spitali.

Kujtojmë se ata ndodheshin prej ditës së djeshme në Spitalin e Traumës, pas aksidentit të shkaktuar nga Ajas Sulejmani. 39-vjeçari u arratis pas përplasjes, duke u larguar midis pallateve të zonës.

Ai u arrestua disa orë më vonë dhe pas testit të kryer, rezultoi se ishte nën efektin e drogës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here