Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka shpërndarë një mesazh me rastin e Ditës së Europës.
Me anë të një postimi në Facebook, Kryemadhi shkruan se duhet të dedikojmë çdo energji që Shqipëria të integrohet sa më parë me të drejta të plotë në Bashkimin Europian.
Postimi i Monika Kryemadhit
Sot është Dita e Europës të bashkuar në vlera.
Familja e madhe e vendeve që ndajnë të njëjtin vizion për të ardhmen, paqen dhe prosperitetin e qytetarëve të tyre.
Duhet të dedikojmë çdo energji për një politikë konstruktive, që krahas vendodhjes gjeografike dhe bashkëndarjes së vlerave, Shqipëria të integrohet sa më parë, si anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Europian. #EuropeDay