Të dhënat personale/ Patronazhistët/ Bylykbashi: Sistem shantazhi për votën e qytetarëve

0
154

Opozita vuri sërish në shënjestër të akuzave maxhorancën për shfrytëzimin e të dhënave personale të qytetarëve në proceset elektorale. Duke marrë shkas nga një ratifikim marrëveshje në Komisionin e Ligjeve që synonte rritjen e masave në mbrojtjen e të dhënave personale, Oerd Bylykbashi ngriti shqetësimin shumica qeverisëse ka profilizuar qytetarët në bazë të orientimit politik si mekanizëm presioni për çdo proces zgjedhor.

“Ajo që më shqetëson mua në fakt, është jo thjeshtë publikimi, por fakti që të dhënat përdoren për të krijuar dhe profilizuar votën. Sepse ne na duhen 800 mijë zgjedhës me profilin që na nevojitet ne dhe nëse s’na votojnë ne do t’i detyromë. Por unë di hallin tënd dhe unë do të ushtroj presion mbi hallin tënd që e mora vesh nga të dhënat e tua personale. Ju sot i detyroni shtetasit që të lënë gjurmët e tyre, të dhënat e tyre personale se për ndryshe ju thoni se nuk ju japim shërbimin”, tha Oerd Bylykbashi.

Replikën e mori përsipër Toni Gogu, i cili duket se ka fshirë nga kujtesa rrjedhjen vetëm pak muaj më parë të të dhënave personale të qytetarëve, përfshirë pagat, targat e automjeteve, kartat e identitetit dhe numrat e telefonit. “Dua t’i kujtoj kolegut se pavarësisht kërcënimit që ka grumbullimi i të dhënave personale, sot nuk ka institucion më të mirë se sa shteti për t’i mbrojtur ato”, tha ai.

“Nëse ke një biznes të vij tatimori, nëse ke një kredi apo borxh do të vijë dikush që ta zgjidhin problemin. A quhet patronazhist apo do ta quajmë diçka tjetër, nuk ka pikën rëndësi”, iu përgjigj Bylykbashi.

Për të shmangur thelbin e akuzës së demokratëve, Gogu u përqendrua te hallet e brendshme të opozitës. “Duhet të dallojmë traumën që ekziston brenda kampit opozitar për të drejtën e votës që mund t’i kenë shkaktuar njëri-tjetrit dhe të gjithë ato fenomene që i përmendi Bylykbashi. Ne nuk ju ndihmojmë dot në traumën që keni që i vidhni votën njëri tjetrit dhe ju ngaqë jeni traumatizuar për vjedhjen e votave që i bëni njëri tjetrit kujtoni se vidhen votat në të gjithë Shqipërinë. Kur të vij gara tjetër ne flasim për votat”.

Pak ditë më parë ish-Kryeministri Berisha akuzoi Qeverisë se po tenton të marrë nën kontroll edhe të dhënat e sistemit bankar, që lidhen me kreditë dhe depozitat e qytetarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here