Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu i ftuar në ‘Drejt’ në RTV ora, u shpreh se grupi parlamentar është legjitim dhe se me aq njerëz sa mbledh Alibeaj nuk mjaftojnë as për një kalçeto.
Balliu theksoi gjithashtu se nuk kupton faktin se pse ai këmbëngul, kur di që nuk ka mbështetje.
“Sot baza më e bashkuar se dje. Grupi parlamentar është legjitim dhe është i rëndësishëm për aq kohë sa funksionon. Aq njerëz sa mbledh Alibeaj nuk bën dot as kalçeto. Kur e di që nuk ke votën dhe bazën pse duhet të vazhdosh?
E vetmja përgjigje është se do të ndihmosh palën tjetër, Edi Ramën dhe qeverinë. Bashkimi i demokratëve nuk bëhet pa aksion opozitar. PD ka vetëm një sfidë, rrëzimin e qeverisë”, u shpreh Balliu.