Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi për mediat pas mbledhjes me Komisionin e Rithemelimit në selinë blu se Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi do të jenë negociatorët me partitë opozitare në emër të Partisë Demokratike për çështjen e Presidentit.
“Këta të dy kanë mandatin e Komisionit të Rithemelimit të negociojnë me partitë opozitare me në emër të Partisë Demokratike”, tha Berisha.
Kujtojmë se pak ditë më parë Këshilli Kombëtar i PD votoi rezolutën ku u autorizua Komisioni i Rithemelimit për negociata me partitë e tjera opozitare për propozimin e një kandidature për President.
Ndërsa për Enkelejd Alibeajn, Berisha deklaroi se ai është ministër virtual i Edi Ramës.