Gjuha shqipe do të mësohet në Universitetin e Harvardit për të gjithë studentët e të gjitha niveleve.
Lajmin e bëri me dije pedagogu në departamentin e linguistikës në Harvard Faton Limani.
“Lënda e gjuhës shqipe do të ofrohet gjatë tërë vitit në tre nivele – njohuri fillestare (elementary), njohuri bazike (intermediary) dhe niveli i avancuar (advanced) në Departamentin e Letërsisë Krahasuese,” – shkroi Limani, ndërsa sqaroi se kjo arritje është realizuar në bashkëpunim me bashkëkombasen dhe kolegen Eva Stathi – Misho.