Sali Berisha ftoi Edi Ramën në një debat publik pas deklaratave të këtij të fundit se SPAK duhet ta hetojë për ato çka ka thënë Departamenti i Shtetit.
Gjatë një konference për shtyp Berisha tha se “E ftoj në një debat publik para jush. Të dalë, t’ia themi në sy të gjitha njeri-tjetrit. Le ti marrë me mijëra vendime që kam firmosur dhe të vijë. Tua nxjerrë shqiptarëve ashtu siç dilte në plazh, jo fizikisht, por moralisht. Se jetën private e dini ju, e kam ligj”.
Sipas Berishës, “Le të nxjerrë një tender të vetëm të një kompanie ku jo fëmijët e mi se ai është superskandal, por edhe sikur të jenë nënkontraktorë të atij tjetrit, kurrë. Ju e dini si qarkullon emri i Olsit aferë pas afere. Kudo është Rama, nuk është Olsi. Olsi i pastron ato para me sportin”.