Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot qeverinë se nga fondi i krijuar për emergjencat sociale janë marrë 7 milionë euro “për festa”.
“Na del fondi i ahengjeve e orgjive sociale”- tha ai në deklaratën e bërë gjatë konferencës me mediat.
Sali Berisha: Çdo ditë del një skandal, është ndërhyrë në buxhetin e shtetit për të krijuar fondin e rezistencës sociale siç thotë por na del fondi i ahengjeve e orgjive sociale.
A mund të imagjinoni që nga fondi i emergjencës, të merren 7 milionë euro vetëm për festa dhe ahengje të bashkisë dhe ministres së kulturës?
Të tjerët marrin bukën me lista. E dënueshme me çdo ligj të vendit. Fondi i emergjencës përbëhet nga fondi i taksapaguesve që përdoret vetëm në emergjencë.
Mund të ndodhë fatkeqësi natyrore. E dënojmë këtë akt të turpshëm të kësaj organizate kriminale që e implikuar që nga drejtori e deri te kryeministri janë në garë të vjedhin, të vjedhin e vetëm të vjedhin.