Me një pyetje u rrëzua karakatina qeveritare.
I paaftë për të dhënë një përgjigje argumentuese, Edi Rama e ktheu në personale me gazetarin.
Gazetari Klevin Muka i A2 CNN i kujtoi kryeministrit se teksa i bën moral drejtësisë, ka në krah Ulsi Manjën e Dosjes 184, i demaskuar me zë në përgjimet e BILD.
Aq duhej, një pyetje dhe Rama e humbi toruan.
Për replikë zgjodhi shprehjen “budallenjtë qeshin gjithnjë”. Vetëm se nga nxitimi e tha me të qeshur.
Rama nuk fyen vetëm gazetarët. Lista është e gjatë. “Shpellarët, çeçenët, zvicerianë jo kamzalinj” janë të gjitha të jashtëdala prej gojës së tij.
Nuk ka turp më të madh se të drejtohet vendi nga një i paedukatë e i paarsimuar!