Kryeministri Edi Rama u vendos në siklet nga gazetarët në konferencën për shtyp, ku sulmoi ashpër drejtësinë.
Gazetarët kërkuan të dinë prej tij se përse kërkon që të hetohen dosje të caktuara nga drejtësia e re, por nuk kërkon të hetohen dosjet që lidhen me manipulimin e zgjedhjeve.
Kur gazetarët i cituan dosjet 339 dhe 184, Rama sulmoi gazetarët duke thënë se janë ata që kanë inkriminuar PS-në dhe zyrtarët e saj.
Më tej, gazetari i A2CNN e pyeti Ramën se si ndjehet kur sulmon drejtësinë, ndërsa në krah ka Ulsi Manjën, emri i të cilit ka dalë në dosjen 184 për manipulimin e votave në Dibër. Në përgjim, Manja i premton favore Robert Aga, shefit të komisariatit për blerje votash dhe i thotë se së bashku do bëjnë punë më të mëdha, pyeti gazetari.
Rama u vendos në vështirësi dhe sulmoi personalisht gazetarin:
Edi Rama: Pse qesh kur reciton këtu?
Gazetari: Etikën profesionale nuk mund të ma mësoni ju. Nëse në pikturë mësohet më shumë etikë se në gazetari, atëherë po.