Binjakët Veshaj dhe Elgit Doda bënë videoklipin në muzeun e Korçës, avokati kallëzon Ministrinë e Kulturës: Artistët mbajnë përgjegjësi për…

0
185

Pas një postimi të bërë dje në rrjetin social ‘Facebook’, ku denoncoi publikisht xhirimin e një klipi në ambientet e muzeut të qytetit të Korçës, avokati Esmerald Xhafa ka ndërmarrë sot një hap më tej, duke kallëzuar sot Ministrinë e Kulturë, Drejtorin e Muzeut Kombëtar të artit Mesjetar dhe Drejtorin e muzeut te Fotografisë Gjon Mili.

Bëhet fjalë për videoklipin e një kënge të artistëve Donald Veshaj, Romeo Veshaj dhe Elgit Doda.

“Kush ka lekë por nuk ka mend mund të prenotojë kundrejtësi që edhe fejesat apo martesat t’i organizojnë tek Muzeu i Artit Mesjetar. Shumë shpejt besoj ditën e nesërme do depozitoj kallëzim penal për personat për këtë turp”, paralajmëroi dje avokati.

Ndërsa sot, avokati është shprehur se është duke pritur një përgjigje në lidhje me dëmtimet që mund t’iu shkaktohen këtyre ikonave.

Sipas tij këngëtarët dhe organizatorët mbajnë pergjegjësi administrative sipas parashikimeve të ligjit për trashëgiminë kulturore dhe muzet.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here