Nga foltorja e Kuvendit nën kryetari i LSI-së Petrit Vasili u shpreh se qeveria ka zgjedhur në mënyrë abuzime formën më të shëmtuar të pazarit mes qeverisë dhe monopoleve.
Ai shtoi se kjo formë vetëm sa cakton marzhin e fitimit për privatët dhe jo në të mirë të qytetarëve që ata të lehtësohen.
Vasili: Qeveria ka zgjedhur në mënyrë abuzime formën më të shëmtuar të pazarit mes qeverisë dhe monopoleve. Çfarë bëjnë këta? Vendosim marzhin e fitimit. Vendosin se sa do të fitojë privati, por jo sa do të lehtësohet qytetari. Taksat që merr qeveria mbeten të njëjtat dhe qeveria fërkon barkun duke marrë disa qindra milionë euro më shumë. Këto para duhet të ishin përdorur për subvencion dhe që ata t’i merrnin çmimet sa më të ulta.