Në hetim nga SPAK inceneratori i Tiranës dhe koncesionet në shëndetësi

0
175

E gjithë vëmendja publike dhe politike 3 javët e fundit është drejt SPAK. Kjo për shkak të dosjeve që ka nën hetim por edhe ato të cilat kryeministri kërkon të hetojë. Prokuroria e Posaçme është duke hetuar edhe çështjen e Inceneratorit të Tiranës.

Akuzat për të cilat po hetohet janë shpërdorim detyre, ushtrim ndikimi ndaj funksionarëve publik dhe korrupsion.

Në verifikimin e SPAK janë dhe veprimet e disa institucioneve që janë marrë me procedurat e kontratës.

Ministria e Financave, e cila ka dhënë dakordësinë e saj për këtë projekt për të cilin raporti i kontrollit të lartë të shtetit ka gjetur probleme.

E para nuk kishte një studim fizibiliteti dhe në kohën kur është miratuar kontrata, qeveria nuk kishte paratë.

Nën hetim SPAK ka vënë edhe veprimet e ministrisë së mjedisit dhe Bashkisë Tiranës.

Kjo e fundit ka dhënë miratimin për këtë projekt pa u marrë një vendim nga këshilli bashkia por vetëm me një konfirmim të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Pas arrestimeve për inceneratorët e Elbasanit dhe Fierit, SPAK pritet të dalë në përfundime edhe për Inceneratorin i Tiranës.

Zyrtarët e përfshirë janë ish-ministri i mjedsit Lefter Koka dhe ish-Sekretari i përgjithshëm Alqi Bllako.

Dosje tjetër të cilën SPAK e ka drejt përfundimit është ajo e koncsioneve në shëndetësi.

Konkretisht kontrata e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale dhe sallave të operacioneve. Një marrëveshje 10-vjeçare me vlerë rreth 120 milion euro.

Për këtë dosje SPAK ka nën hetim të gjithë ish zinxhirin drejtues te ministrisë së shëndetësisë në vitin 2015, kur kjo fundit drejtohej nga Ilir Beqja.

Kallëzimi për këtë rast u bë nga nisma thurje menjëherë pas ngritjes së SPAK në dhjetor të 2019./euronews.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here