Perse nuk ankohet biznesi?

0
180

Nga Brisida Shehaj/

Në një ekonomi normale, të parët që duhet të shqetesoheshin për situatën e tregut janë pikërisht kompanitë private.

Në Shqipëri, një numer i madh kompanish varen nga konsumi, siç ka edhe nga ato që varen nga tenderat e qeverisë.

Ndalemi pak këtu. Në një vend ku shpopullimi është trend masiv, renia e konsumit po ndikon përditë e më shumë.

Në një vend ku forca punëtore po largohet, ku kostot e saj po rriten perditë e më shumë, çuditërisht asnjë kompani nuk flet.

Po si është e mundur???

Përpos kompanive, as shoqatat e biznesit nuk flasin, sindikatat jo e jo se nuk dihet as ku janë (krenaria per mungesën e tyre shitet si vlerë nga qeveria tek investitorët e huaj), sistemi bankar nuk flet, të gjithë po HESHTIN.

Atëherë me një deduksion elementar, biznesi kryesor i kompanive mesa duket është qeveria. Varja konsumit e fuqisë blerëse. Derisa qeveria sanksionon me veprime e ligje situata monopoliste në treg, per momentin kjo për biznesmenët tanë (që veç të tillë nuk janë) është parajsa.

Por në një situatë të tillë kur qeveria bën siç do teksa shqiptarët largohen, paratë e pista kanë momentin e artë të shnderohen në burimin kryesor të të ardhurave. Dhe jo vetëm, pooor edhe burimi kryesor i likuiditeteve për masën më të madhe të bizneseve, sepse në të kundërt nuk do të shpjegohej sesi një a dy kompani të përfitojnë kontrata koncensionare marramendëse dhe të jenë njëkohësisht në gjendje të investojnë në to.

Por kjo lumturia në dritëshkurtësinë e tyre nuk mund të zgjasë.

Pse?

Sepse, sado e vogel kjo ekonomia jone, sot është si një trup në koma, që mbahet në jetë me aparatura dhe shume shpejt do të cedojë.

Largimi i shqiptarëve dhe varfërimi edhe më i madh i atyre, që do të mbeten do të bëjë, që produktet e këtyre “bizneseve” të mos kenë më konsumatorë.

Dhe jo vetëm…

Këto ndertime të dalldisura do të kthehen në germadha e fantazma si dikur në Palermo dhe atëherë s’do ketë më as qeveri e as babuç që t’i mbrojë.

Ah sa vonë është për këta BOSAT ME MAKINA LUKSOZE, që të reagojnë!

Megjithese kanë ende një fije shprese, se vdes e fundit ajo e gjorë. Të reagojnë sot. Tani! Jo NESER!

Qeveria dhe bosat bëjnë mirë të kuptojnë se kriza që ndërtuan me babëzinë e tyre është aty, mbi krye, e rëndë dhe e pashpirt, e perpiktë për t’u shembur me precizion mu mbi kokat e tyre. E kur të bërtasin për shpëtim do jenë zhytur aq thellë në gërmadhën e babëzisë së tyre sa nuk do t’i degjojë askush…perveç betonit dhe shkresave të tenderave. Ua pafshin hajrin!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here