Qytetarët e Elbasanit e kanë ende të freskët ngjarjen e përgjakshme që ndodhi para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2021.
Te demokratët shqetësim ka nëse do të arrijnë të mbrojtën votën në betejën e radhës elektorale apo do të shkrehen prapë armët.
Ish-kryeministri Sali Berisha duke u distancuar nga ngjarja, tha se vota do të mbrohet me patjetër por jo kurrë me armë.
Altin Bica: Jam nga Labinoti. Opozita duhet parë si kontribuese apo si përfituese. Baza ju ka dhënë më shumë se e meritonit, dhe Gaz Badhi dhe Lul Basha ishin të tutë, nuk i morëm ne nga Elbasani. Në zgjedhjet e ardhshme si do përballemi që mos të na vijnë më bandat e Taulant Ballës dhe Taulant Balla vetë që të më kërcënojnë nënën time 41 vjet arsimtare dhe ta çojnë në spital.Për votën e ndershme ju keni përgjegjësi totale, ndryshe mos hajdeni të përballeni me njerëzit këtu.
I vetmi profesori që ka ruajtur identitetin, dinjitetin, ka ruajtur kauzat e qytetit, është përgjigjur. Ky kryetari i ri të heqë çorapet e kuqe dhe të veshë çorapet e Elbasanit dhe të përgjigjet për votuesit, ti mbledhë si klloçka zogjtë e vet. Nëse e bëni këtë na keni mbrapa, nëse nuk e bëni nuk ju ka faj baza. Baza ju vlerësoi, ju ka nxjerrë deputet me 1400 vota.
Sali Berisha: Shtrove një problem shumë themelor, vota dhe mbrojtja e saj. A do ta mbrojmë ne votën? Do ta mbrojmë ne votën. Por si do ta mbrojmë? Nuk e mbrojmë me armë ne votën, hiqe nga mendja. Ne jemi Parti Demokratike, ne i kemi pasur fallangat terroriste të Partisë së Punës që dilnin me automatik dhe mitraloz, ne nuk dilnim me armë. Nuk jemi për gjakderdhje, jemi Parti Demokratike. Por a e kemi ne mekanizmin për të mbrojtur votën? Absolutisht të fortë dhe të fuqishëm. Na i mori PS votat në 2001. Ne ja dolëm të bindim botën, nuk di rast tjetër, që në fakt nuk e kishim në favor.
E kishin predispozitë të madh ti jepnin pushtetin tonë Fatos Nanos. Doli komunikata e parë të nesërmen e misionit të ODIHR me lavdërimet më të mëdha për një palë zgjedhje ku ishte ushtruar dhunë dhe terror në të katër anët e vendit. Por ne e mbrojtëm votën, demokratët e mbrojtën votën. Filmuan, atëherë nuk kishte celularë, ishin shumë të paktë, por me ca kamera që përdoreshin për dasma e darka, demokratët filmuan në çdo qendër votimi. Ne me një libër të tërë me fakte dhe prova të pakontestueshme kthyem mbrapsht çdo mendim. ODIHR u detyrua të shkruajë në raportin përfundimtar se provat e pakontestueshme që solli opozita na bindën ne se i janë marrë mandate asaj.
Kësaj here ishte shumë më e lehtë. Se kësaj here Komisioni i Vëzhguesve lëshoi një komunikatë shumë objektive dhe të ndershme. Patronazhistët, shteti elektoral që është dhunimi maksimal i zgjedhjeve, krimi, blerjet dhe të gjitha.Për fat të keq në vend që të na thërriste të mbushnim sheshet dhe ti thonim ne zgjedhjet nuk ti falim ty, të qëndronim në Tiranë derisa të përmbysnim zgjedhjet në mënyrën më të papërgjegjshme shpalli fushatën e tij elektorale për tu zgjedhur vetë kryetar. Para se të bënte këtë e thirra.
Ai ishte problematik për protesta. Bënte sot një protestë, i binte telefoni, të nesërmen i shuante. Ishte problematik dhe nuk mund ta ktheja ndryshe nga çfarë ishte. I them tani provat i keni, 900 mijë patronazhistë. Ky është sistem që u vendos kur u hoq sistemi skllavopronar. Sistemi i patronazhistëve u vendos që të manipulonin skllevërit përsëri.E kanë përdorur diktaturat komuniste. Qëndroi komuniteti ndërkombëtar se nuk e kishe parë ndonjëherë atë.
Shteti u përdor i tëri në fushatë.Kishim çdo element. I tregova të gjitha zyrat ku kisha shkuar dhe ku duhet të shkonte zotëria e tij të bënte avokatinë e votave. Ai tha po dhe nuk lëvizi një hap. A mund ta mbrojmë ne votën, absolutisht që po. Le të guxojë ta prekë dhe ai nuk do ta gëzojë kurrë! Përsëri nuk ka përfunduar beteja. Ai krijoi një komision hetimor parlamentar për masakrën zgjedhore. Sa erdhi problemi te ngjarja e Elbasanit ata e shuan komisionin. Ajo do të hetohet.
Ne nuk jemi parti dhune, kjo është e prerë. Kush ishin arkitektët e ngjarjes? Taulant Balla dhe Gaz Bardhi. Asnjë diskutim nuk ka. E kuptoj që ishin grupe të majta ekstremiste. Por ishin ata të cilët kishin përgjegjësi absolute, këta dy persona. E mbyllën komisionin. Është komisioni i vetëm që është mbyllur në 30 vite. Kurse prokurori, një kriminel i vërtetë që gënjeu Elbasanin, Shqipërinë, u shpërblye për të mbyllur gojën, u dërgua në SPAK. Këto pazare marrin fund miku ynë. Të jesh i bindur që ne e mbrojmë votën dhe do ta mbrojmë votën. Do të mjerohet ai që prek votën tonë.