Lideri historik i PD-së, Sali Berisha ka firmosur para kamerave një dokument që do t’i dorëzohet Kuvendit, për një mocion me debat ku kryeministri Edi Rama duhet të japë shpjegim para shqiptarëve se cili është qëndrimi që ai do të mbajë nëse nuk hapen negociatat.
Kjo pasi kreu i qeverisë ka deklaruar se nëse Shqipërisë nuk i caktohet një datë për konferencën e parë ndërqeveritare, Shqipëria do të ndjekë një tjetër kurs.
“Deputetet e opozitës kanë vendosur të paraqesin me urgjencë në parlament kërkesën për mocion me debat lidhur me kërcënimin që Rama bëri në Bruksel për ndryshimin e drejtimit nëse nuk hapen negociatat.
Ajo çka unë ju informova dhe po e firmos këtu para jush, Edi Rama duhet të paraqitet para shqiptarëve se cili është drejtimi që mund ti japë vendit ai, përveçse drejtimit evropian”, tha Berisha.