Në një konferencë për mediet ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se me PD-në merr fund politika e jashtme bazuar në zero probleme me fqinjët e Edi Ramës.
Ai theksoi se kjo është një mendësi diktatoriale dhe se ai është argat i Vuçiç dhe tani i Dodikut, duke shtuar se ka braktisur edhe Kosovën në padinë në gjykatën ndërkombëtare.
Berisha: Me PD-në merr fund politika e jashtme bazuar në zero probleme me fqinjët e Edi Ramës. Ketë e adaptojnë diktatorët që kërkojnë të qëndrojnë në karrige. Politikën zero probleme me fqinjët e adaptojnë argatët siç është Rama argat i Vuçiç dhe tani i Dodikut. A është shkëputur ky qëndrim i Ramës në mbrojtje të gjenocidit? Jo. Po ju rikujtoj nëntorin 2020 kur qeveria e Kosovës kërkoi mbështetjen e Kosovës për të paditur Serbinë në gjykatën ndërkombëtare. Rama publikisht refuzoi ta bëjë këtë. Kjo është një e vërtetë e pamohueshme.
Le të rikthehemi, dy muajt e fundit ne paraqitëm në parlament një rezolutë për dënimin e gjenocidit rus në Ukrainë. Është e vërtetë që gjenocidi rus në Ukrainë është i qartë, por nga pikëpamje ligjore është në proces e sipër. Por Biden, pasi pa masakrën e Bucha-s, ai u shpreh për gjenocid. Rezoluta jonë u refuzua nga Rama. Po pse? Sepse Rama bën një lojë të dyfishtë edhe në rastin e Ukrainës.