Komentet e Yuri Kim/ Berisha: Fushatë elektorale kundër meje në garën për kreun e PD-së

0
193

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, komentoi në konferencën për shtyp edhe deklaratat e mbrëmshme të ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

“Fushatë elektorale kundër Sali Berishës në prag të garës për kreun e PD-së.

Unë i bëj thirrje qeverisë së SHBA dhe presidentit Biden që të mos lejojë përfaqësuesit e tij të ndërhyjnë në punët e brendshme të PD-së, veçanërisht në përpjekjet e tij për të përcaktuar kryetarin e partisë konservatore shqiptare,” tha Berisha.

Në konferencën për shtyp, Berisha tha se Bashkimi Europian duhet të çelë negociatat me Shqipërinë, edhe pse këmbënguli se, sipas tij, vendi nuk i ka përmbushur kushtet.

“I bëj thirrje Bashkimit Europian që Shqipërisë t’i hapen negociatat, ndonëse në mënyrë absolute Edi Rama nuk ka plotësuar asnjë kusht. Me Edi Ramën, sa më gjatë të shkojë ky problem, aq më poshtë do të bien standardet e demokracisë dhe lirisë së këtij vendi. Në 9 vite, kontributi i vetëm i Edi Ramës është largimi i procesit të negociatave nga viti në vit”, tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here